14 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Tërmeti i fuqishëm 5 ballë godet Greqinë, banorët tregojnë tmerrin: Dëgjuam zhurmë të fortë

Një tërmet i fortë prej 5 ballësh që goditi Greqinë rreth orës 01:00 të mesnatës së së dielës, ka tronditur Fokidën edhe Atikën.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti me magnitudë 5 ballë ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.

Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë më të vogël, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje.

Në zonat që tërmeti u ndje më shumë banorët shprehen të tronditur pasi dridhja ka qenë e fortë dhe ka pasur edhe një zhurmë të fortë. Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999. Banorët nga Galaksidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si intensiv, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.

Profesori i sizmologjisë Gerasimos Papadopoulos tha për protothema.gr: “Tërmeti ndodhi në kufirin tokësor dhe detar, nuk raportohet për dëme, por mund të ketë dëme të vogla. Nuk e di nëse duhet të shqetësohemi për zhvillimin e fenomenit sepse nuk kemi mbyllur as një orë që kur ka ndodhur tërmeti. Unë i rekomandoj banorëve qetësi”- tha ai.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles