18 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Ten Hag me mesazh direkt për lojtarët e Man United pas humbjes nga Tottenhami

I pyetur pas ndeshjes nëse ai është i shqetësuar për çështjet sulmuese të Manchester United dhe paaftësinë për të shënuar gola, Erik ten Hag ka thënë se ai nuk është i shqetësuar për lojën e tyre sulmuese, por për mungesën e golave.

Djajtë e Kuq pësuan humbje 2-0 në udhëtim te Tottenhami, duke mos arritur të shfaqin performancë të mirë.
“Unë nuk jam i shqetësuar për lojën tonë sulmuese, por jam nga golat”. ka deklaruar trajneri holandez.

“Ne e dimë këtë, prandaj kemi nënshkruar me një sulmues. Është një ndeshje, të hënën performanca nuk ishte e mirë, por rezultati ishte aty. Sot performanca ishte në rregull, por ne duhet të fitojmë këtu. Ne marrim anët pozitive, por dimë edhe të mbajmë besimin”.

“Kur humbet nuk është kurrë mirë. Ju gjithmonë duhet të shikoni në pasqyrë dhe po, ne duhet të shënojmë. Duhet të shënojmë gola dhe të qetësojmë turmën dhe kundërshtarin”.

“Në pjesën e parë ishte aq qetësi në stadium sepse ua hoqëm besimin. Nëse shënoni, loja është e jona”, ka potencuar më tej Ten Hag.

Man United ka shënuar vetëm një gol në dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri në Ligën Premier, gjë që është thjesht e papranueshme.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles