15 C
Struga
Friday, May 17, 2024
spot_img

Telefonatë mes Biden e Erdogan: Ja çfarë kërkoi presidenti turk 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Presidenti amerikan dhe homologu turk diskutuan rreth zhvillimeve rajonale, përfshirë sulmin rus ndaj Ukrainës, si dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.

“Ne presim që kërkesa e Turqisë, e cila përfshin blerjen e 40 aeroplanëve të rinj nga SHBA-të dhe modernizimin e F-16-ve ekzistues, të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha presidenti Erdogan gjersa i ka kërkuar homologut amerikan t’i heq të gjitha sanksionet kundër Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Ndërsa, presidenti turk ka deklaruar se Ankaraja po i vazhdon përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton trt.

Pikërisht sot ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, Sergey Lavrov, gjegjësisht Dmytro Kuleba janë takuar sot në Antalia të Turqisë, por që nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth një armëpushimi në Ukrainë.

“Organizimi i këtij takimit është një fitore diplomatike në vetvete”, shtoi udhëheqësi turk.

Përndryshe, Erdogan ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, mëgjithëse ka qenë kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles