8.5 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Të shiturit dhe të mjerët

Të shiturit dhe të mjerët

Në një organizatë punonin rreth 70 intelektual. Them intelektual se të gjithë kishin nga nji diplomë universiteti. Pjesa më e madhe prej tyre diplomat i kishin të merituara, disa i kishin blerë me para, ndërsa disave ua kishin falur me kusht që tu shërbenin kreditorëve të diplomes. Prej gjith atyre 3 ishin të shitur te qarqet më të errëta kundër kombëtare:
-Dhelpra e zgjebosur
-Miu i fushës dhe
-Pleshti i përllongun.
Dhelpra ishte e shtyrë në moshë dhe punën që tash e bënte fshehtas dikur në ish sistemin e kishte bërë haptas me vetëdije, me ndërgjegje, me bindje, me mburrje dhe krenohej që i shërbente sistemit. Fytyrën e vërtet dhelpra e tregonte ndaj fëmijëve të cilët u kthyen në identitetin e tyre të natyrshëm të cilët nuk i vlersonte sipas merites.
Vazhdimisht insistonte që të jetë sa më pranë kolegëve gjoja se do tju tregonte vica “mërsni”. I kapitur nga jeta dhe puna nën dhé prej urithi mbase nga fundi edhe mund ta kuptojë se nuk do të kishte qetësi as në dhé për mëkatet që kishte bërë gjithë jetën. Ai në ish sistemin gjallas (live) e thoshte: “ Unë punoj ne Tanjug”.
Miu ishte i veçantë, i qet, paqësor, kompatibil me mjedisin dhe përpiqej të paraqitet se ska ndonjë interes të madh për ngjarjet dhe aktivitetet që bëheshin në organizatë. Sipas të gjitha gjasave kjo sjellje e miut ishte në përputhje me instruksionet që vinin nga qendra në Singidium. Shënjestra e miut ishte jashtë kufijve shtetëror përtej ujit të madh.
Për ndryshim nga dy të parët pleshti ishte gjuajtës i lirë. Duhet të krijonte anarki, kaos thjesht të ishte destruktiv gjë të cilen e bënte me shumë sukses.
Mirëpo këto tre gjallesa (dhelpra, miu dhe pleshti) nuk janë e keqja më e madhe. E keqja më e madhe janë rreth 50 të mjerë të cilët hanin e pinin me dhelpren, miun dhe pleshtin. Përqafoeshin dhe gajazeshin me ta pa patur asnjë minimum të brejtjes së ndërgjegjes çfar bënin. Askush nuk kërkonte prej tyre të ndërrmerrnin ndonjë veprim fizik, ndaj dhelprës miut dhe pleshtit por të pakten të krijonin nji qëndrim, përbuzës, përçmues dhe mos përfillës në mënyrë që ato tre gjallesa ta kuptojnë se janë rreshtuar në anën e gabuar. Por që paradoksi të jetë edhe më i madh disa nga të mjerët e nxirrnin kapelen para dhelprës në shenjë nderimi dhe nga friga se mos po kthehet koha e saj.
Gabimi i bërë në ish sistemin nga cilido qoftë nga friga, naiviteti, mungesa e guximit qytetar, nevoja për të ruajt një vend pune edhe mund të falet , por dhelpra, miu dhe pleshti, dhe të ngjajshmit si këto kurr nuk mund të falen.
Të mjerët ndihen mirë kur është keq, janë të lumtur nëse janë të nënshtruar. Nuk ju vete ndërmend të bëjnë as përpjekjen më të vogël për të përmirsuar gjendjen që të jenë qytetar të lirë, të denj dhe zot të pjesës së tyre. Sa herë që binte fjala për gjendjen e vështirë në të cilen ndodhemi përgjigjen e kishin të gatshme – fajin e kanë të tjerët duke mos qen të vetëdishëm se janë vetë fajtor. Institucionet kombëtare shqiptare duhet të ndërtohen, zhvilloen dhe mbrohen nga vetë shqiptarët dhe askush tjetër.

-Ida Trena

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles