14 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Të parët në “luftën” me Covid, mirënjohje për 8500 punonjës shëndetësorë

8.500 punëtorë shëndetësorë u shpërblyen me mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre të rëndësishme në ballafaqimin me pasojat nga Covid-19. Në luftën ndaj armikut të padukshëm, punëtorët shëndetësorë ishin në vijën e parë të frontit dhe me plot meritë, meritojnë epitetin e heronjve, tha kryeministri, Zoran Zaev.

“Janë mirënjohje që Qeveria i ndan në emër të popullatës dhe falënderimit, sepse ju dhe kolegët tuaj mbetët deri në fund të përkushtuar dhe dhatë gjithçka nga vetja që ta shpëtoni, ta ruani dhe ta përmirësoni shëndetin e qytetarëve, pra pacientëve tanë. Barrë e madhe ra mbi supet tua dhe e meritoni respektin dhe falënderimin më të madh për humanitetin, kujdesin dhe sakrificën. Në këtë luftë me Covid-19, ju jeni heronjtë.”,- tha kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev.

Kjo periudhë për punonjësit shëndetësorë ishte tepër e ngarkuar dhe e lodhshme, tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Por, ai tha se më në fund po shihet dritë në fund të tunelit dhe shpreson që gjendja me pandeminë të stabilizohet.

“Për disa muaj do të mbarojë edhe viti i dytë nga lufta me këtë sëmundje. Disa javë me radhë po shënojmë rënie të infektimeve të reja, përqindjes së testimeve pozitive dhe numrit të hospitalizuarve. Gjithashtu është ulur presioni nëpër spitale, ka mjaftueshëm shtretër të lirë gjithkund në vend dhe shpresoj sinqerisht që më nuk do të na jenë të nevojshme dhe të mos i shfrytëzojmë të gjitha ato kapacitete.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Po, dhurata nuk morën vetëm punonjësit shëndetësor. Këtë rast e shfrytëzoi Filipçe, për t’i bërë befasi publikisht kryeministrit në largim, Zoran Zaev, dhe për ta falënderuar për kontributin e tij.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles