14 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Të dielën rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Dibër

Sonte në mesnatë përfundon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Dibrës.

Nesër të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë 70 persona me probleme shëndetësore dhe të pa fuqishëm, të sëmurë, ndërsa nuk është regjistruar për votim asnjë person me Covid-19.

Me të drejtë vote në Dibër janë 19.211 persona të cilët të drejtën e votës do të mund ta realizojnë në 27 vendvotime. Në rrethin e parë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 42% e personave me të drejtë vote.

Dibranët në rrethin e dytë do të mund të zgjedhin mes kandidatit të BDI-së Hekuran Duka dhe kandidatit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Bekim Pocesta.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles