18 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Takimi Pendarovski – Abazoviq në Davos, ja për çka u dakorduan?

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovi.

Sipas informacioneve nga kabineti i Presidentit, në takim është shprehur gatishmëria për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke theksuar mundësitë potenciale për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke rikonfirmuar përkushtimin e tyre për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal, përmes forcimit të vazhdueshëm të proceseve demokratike dhe partneritetit të zgjeruar ndërkombëtar.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë brenda aleancës NATO do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si synim i përbashkët strategjik i dy vendeve.

Presidenti Pendarovski e uroi Abazovin për emërimin në postin e ri, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm në ballafaqim me sfidat dhe synimet e politikës së brendshme dhe të jashtme.(INA)

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles