8.2 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

T-Mobile: Punimet e palëve të treta kanë shkaktuar problem në rrjetin, telefonatat nuk realizohen

Kabllo të dëmtuar në lokacione të ndryshme, të shkaktuara nga punimet ndërtimore të palëve të treta, janë arsyet për problemet teknike për shkak të cilave shfrytëzuesit e shërbimeve të Telekomit Maqedonas nga mëngjesi po ballafaqohen me ndërprerje të internetit dhe shërbimeve celulare dhe fikse.
Nga T-Mobile njoftojnë se janë duke punuar në teren në sanimin e plotë të defekteve dhe kërkojnë falje për problemet e shkaktuara.
Problemi është nga mëngjesi kur nuk mundej të realizoheshin telefonatat nëpërmjet rrjetit celular.
Ka patur raste kur është caktuar lidhja por shfrytëzuesit nuk janë dëgjuar mes vete.
Aplikacionet si Whatsapp dhe Viber funksionojnë. /SHENJA/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles