8 C
Struga
Saturday, March 2, 2024
spot_img

Supermodelja Bella Hadid quhet ‘armike e Izraelit’ nga ministri radikal

Hadid ka denouncuar zyrtarin izraelit Itamar Ben-Gvir kur tha se izraelitët e kolonive të reja në tokat e pushtuara kanë më shumë të drejta se palestinezët.

Ministri izraelit i sigurisë Itamar Ben-Gvir, ka quajtur sot  supermodelen amerikano-palestineze Bella Hadid një “armike e Izraelit” pasi ajo iu bashkua denoncimeve dhe zemëratës për komentin e tij se kolonizatorët izraelitë kanë më shumë të drejta sesa vendasit arabë në territoret e pushtuara.

Ben-Gvir tha kësaj jave në televizion se lëvizja e mbrojtjes së të drejtave të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor është më e rëndësishme se të drejtat e palestinezëve.

Komentet vijnë pas dy sulmeve ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor, në kundërpërgjigje të vrasjeve të vazhdueshme të ushtrisë izraelite gjatë bastisjeve në qytetet palestineze.

“E drejta ime dhe e familjes time për t’u vendosur në kolonitë e Judea e Samaria, është më e rëndësishme se lëvizja e lirë e arabëve,” tha mes të tjerash Ben-Gvir.

Komentet sollën reagime të ashpra si nga palestinezë dhe izraelitë që dëshmonin se Ben-Gvir, i partisë ultranacionaliste hebreje, i dënuar më parë nxitje urrejtjeje dhe mbështetjeje terrorizmi, është i vendosur për krijimin e një sistemi të “supremacisë hebreje” në territoret e pushtuara.

Edhe departamenti shtetit iu bashkua kritikave duke i quajtur “retorikë raciste” dhe “komente inflamatore”.

Hadid, e cila ka lindur në SHBA nga një baba palestinez, iu bashkua kritikave ndaj Ben-Gvir në një koment në rrjetin Instagram.

“Nuk ka as vend e as kohë kur jeta e një personi ka më shumë vlerë se ajo e një tjetri, aq më tepër prej etnisë, kulturës apo urrejtjes”.

Hadid dhe motra e saj Gigi, gjithashtu modele, kanë shprehur shpesh mbështetjen e tyre për kauzën palestineze në postimet për miliona ndjekësit e tyre.

Hadid kishte postuar më herët një video të aktivistëve izraelitë të të drejtave B’Tselem, ku ushtarët ndalonin hyrjen në një rrugë të qyteti Hebron në Bregun Perëndimor, pasi “ishte e rezervuar për hebrejtë”.

“A ju kujton diçka kjo?” shkruante modelja.

Ben-Gvir, i cili jeton në një koloni të qytetit të Hebron tha se nuk kërkonte ndjesë për komentin dhe dënonte Hadid duke e quajtur “urryese të Izraelit” dhe se ajo donte ta bënte të dukej “racist”.

Por prej shumë vitesh Ben-Gvir reklamonte një portret në shtëpinë e tij të Baruch Goldstein, një ekstremist hebre amerikan, partia e të cilit Kach ka masakruar 29 palestinezë në një xhami të Hebron në vitin 1994. Ai kishte hequr portretin nga muri kur hyri në qeveri.

Ai dhe minsitria të tjerë të qeverisë radikale te Benjamin Netanyahu po punojnë për rritjen e numrit të banorëve të rinj izraelitë në kolonitë e tokave të pushtuara, me sa duket si një hap drejt aneksimit të plotë të territoreve, shkruan rrjeti britanik TheGuardian.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles