11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Sulmohet një spital në Kabul, të paktën 3 të vdekur e 16 të plagosur

Në Kabul të Afganistanit një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohet nga talebanët tha se gjashtë kamikazë shkaktuan një shpërthim në hyrje të një spitali ushtarak. Ata ishin përpjekur gjithashtu të futeshin në ndërtesë, por rojet talebanë kishin arritur t’i ndalonin.

Zyrtarët e shëndetësisë bënë të ditur se të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj spitalit.

Zyrtari taleban i ministrisë së Mbrojtjes tha se ishte arritur të kapeshin gjallë dy nga sulmuesit.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen, një nga sulmet më të paskrupullta që kur talebanët pushtuan Afganistanin në muajin gusht. Militantët e Shtetit Islamik, një grup armik me talebanët, kanë marrë përgjesinë për disa sulme të kryera në të kaluarën në këtë vend.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles