8.6 C
Struga
Monday, February 26, 2024
spot_img

Sulmet ruse ndaj Ukrainës shumë afër NATO-s, presidenti rumun: Ishin 800 metra nga kufiri

Sulmet e reja që synonin Ukrainën nodhën sot “shumë afër” kufirit me Rumaninë, tha presidenti i vendit anëtar të NATO-s, një ditë pasi dronët rusë të ngarkuar me eksplozivë u rrëzuan në Danub.

“Ne kishim ende sulme sot, ministri i mbrojtjes më tha se ato ishin regjistruar brenda 800 metrash nga kufiri ynë. Pra, shumë, shumë afër”, tha Klaus Johannis gjatë një konference për shtyp që dha së bashku me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel.

Njoftimi i Iohannis vjen vetëm një ditë pasi Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 gushtit.

“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ [lloj dronësh të prodhimit iranian] ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles