10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Sulm ndaj Policisë së Kosovës në pikat kufitare në veri, flet ministri i Brendshëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 20 ka ndodhur një sulm ndaj policisë, që kanë qenë për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit.

Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.

Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

“Në veri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmii parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njjëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

Sulmi i dytë me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles