21 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Sulm ndaj një autobusi me nxënës në Kosovë, 3 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kosovë. Një autobus me nxënës është sulmuar me armë zjarri.

Mediat në Kosovë raportojnë se ka viktima, por ende nuk ka informacione zyrtare nga policia.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se ka të shtëna ndaj një autubusi dhe konfirmon vetëm për dy të plagosur.

“Mund të ju konfirmoj se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të autobusit, për momentin janë dy të lënduar”, është shprehur Gashi.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë apo arsyet e sulmit. Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që është krijuar një kordon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles