Me kërkesën e drejtoreshës së re të shkollës fillore Murat Labunishti dhe me mbështetjen e kryetarit Ramiz Merko, salla e sportit do të bëhet pronë dhe menaxhim i shkollës, drejtoresha falënderon mbështetjen e kryetarit Merko dhe këshilltarit nga Labunista në këshillin komunal, për besimin dhe zgjidhjen e këtij problemi të kahmotshëm për shkollën dhe popullsinë në Llabunisht! Drejtoresha Jasmina i dha garanci kryetarit Merko se shkolla do të menaxhojë mirë me sallën dhe do të jetë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve në Llabunisht dhe më gjerë!
Faleminderit pafund Kryetarit të Komunës në emër të Llabunishtit dhe të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë sallën për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve sportive!
