6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Suedia heq kufizimet e pandemisë

Suedia i shtohet listës së vendeve europiane që heqin shumicën e kufizimeve anti-COVID. Këtë të Enjte, nuk kishte më kufizime në pjesën më të madhe të ambienteve publike përfshirë restorantet, teatrot, stadiumet e transportin publik dhe qytetarët hynin e dilnin të lirë. Autoritetet vendosën të lehtësonin kufizimet e pandemisë, teksa niveli i vaksinimit të popullsisë mbi 16 vjeç ka arritur në 75%, ndër nivelet më të larta në kontinent.

Javët e fundit edhe Danimarka e Norvegjia hoqën kufizimet anti-COVID falë kuotave të larta të vaksinimit. Infektimet janë në nivele jo shumë të ulëta në këto vende, megjithatë imunizimi masiv i popullsisë ka ndihmuar në ruajtjen e vdekshmërisë në nivele të ulëta.

E teksa në vendet europiane, Britani të Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, shifrat e pandemisë kanë tendencë rënieje, Rusia vijon të përballet me nivele rekord të vdekjeve nga koronavirusi. Këtë të Enjte u thye një rekord i ri prej 867 vdekjesh ditore, shifra më e lartë e gjithë periudhës së pandemisë dhe dita e tretë radhazi i rekordeve ditore të viktimave. Shkak i situatës është niveli ende i ulët i vaksinimit të popullsisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles