4 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Studimi izraelit: Doza e katërt e vaksinës katërfishon antitrupat

Një javë pas marrjes së dozës së katërt të vaksinës Covid-19, antitrupat janë katërfishuar, tha të martën kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke cituar gjetjet paraprake nga një studim.

“Një javë pas marrjes së dozës së katërt ne e dimë me siguri më të madhe se doza e katërt është e sigurt,” tha Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba.

Si pjesë e studimit, Qendra Mjeksore Sheba i dha stafit të saj një dozë të dytë suplementare të vaksinës në mes të një rritjeje të infeksioneve me variantin Omicron.

“Lajmi i mirë është se te personat e vaksinuar vërehet një rritje e katërfishtë e antitrupave”, tha Bennett.
Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve të vaksinës kundër Covid-19 dhe ishte vendi që vaksinoi më së shpejti popullsinë e tij me dozat e para, ndërsa është një nga vendet e para që filloi të japë edhe dozën e tretë.

Njerëzit mbi moshën 60 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët me imunitet të kompromentuar janë vaksinuar tani me dozën e katërt të Pfizer / BioNTech.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles