13 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Struga Trim Lum gati për histori të re, sot luan ndaj Breidablik të Islandës

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, sot pasdite do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it në Ligën e Konferencës ndaj Breidablik të Islandës.

Reklama

Struganët janë më afër se asnjëherë më parë për t’u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës dhe për të shkruar një faqe të re të historisë së klubit, por edhe të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Struga Trim Lum deri në arritjen e fazës “play-off” të kësaj gare, eliminoi emra si Buducnost dhe Hesperange, ndërsa sot do të ketë një sfidë më të rëndë përballë një skuadre islandeze, të cilët gjithashtu kanë të njëjtat pretendime, kualifikimin në grupe.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut duelin e parë ndaj ekipit nga Islanda do ta luaj pa trajnerin Shpëtim Duro dhe pa sulmuesin Marjan Radeski, të dy të ndëshkuar nga ndeshja e fundit e luajtur në Luksemburg.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles