17 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Struga përplot mërgimtarë e turistë / Ka shumë potencial të pa shfrytëzuar, sezoni duhet të zgjatet

Në kulmin e stinës së verës, qyteti i urave është përplot vizitorë.

Më të shumtët janë mërgimtarët struganë, të cilët pushimet vjetore i kalojnë rregullisht në vendlindje.

Ka edhe mysafirë nga Holanda, Polonia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia. Ata që merren me turizëm thonë se Struga ka potencial të madh dhe duhet të punohet në zhvillimin e turizmit alternativ.

“Strugën e mbushin mërgimtarët tanë të cilët pushimet vjetore i kalojnë në Strugë të cilët janë të rëndësishëm dhe sjellin të ardhura të ekonomisë lokale. Aktivitete e ardhshme që duhet të ndërmerren në Strugë është zhvillimi I turizmit alternativ”, tha Valentina Pereska, Agjencia e Turizmit.

Mërgimtarët lënë para të majme në vendlindje. Shpenzojnë shumë për dy ose tre javë pushime.

E për të zgjatur sezonin turistik në Strugë është e nevojshme të punohet në zhvillimin e turizmit kulturor, duke organizuar më shumë manifestime.

“Ekzistojnë një numër I madh I mundësive turistike po nuk janë ende të shfrytëzuara. Të tillë janë turizmi malor dhe rural. Struga ka një potencial të mirë në këtë aspekt ka malin Jabllanicë dhe Karaorman, kemi edhe fshatra që janë të gjalla”, shtoi Pereska.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles