10 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Struga ndeshjen e xhiros së 3-të e luan në Shkup

Struga Trim Lum ditë më parë në Podgoricë të Malit të Zi, shkroi historinë duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Është kjo hera e dytë që merr pjesë në këtë kompeticion, e ku për herë të parë arrin të kalon një raund.

Kundërshtarë i rradhës i struganëve në Europë, do të jetë ekipi i Swift Hesperange nga Luksemburgu, skuadër kjo që eliminoi përfaqësuesin e Uellsit, FC The News Saints.

Ndeshjen e parë ndaj Hesperange, skuadra e Strugës e zhvillon si vendas me datë 10 gusht, dhe e njëjta do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kjo pasi vetëm ky impiant plotëson kushtet për këtë rang garash.

Një javë më vonë (17 gusht) në transfertë ekipi i Duros do të zhvillojë edhe ndeshjen e kthimit, aty ku edhe përfundimisht do të mësohet emri i udhëtuesit për në fazën e “play-off”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles