7 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Stoltenberg: Kapja e qytetit Lyman tregon përparimin e ushtrisë ukrainase

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë kapja e qytetit Lyman nga Ukraina, tregon përparimin e ushtrisë.

Në një intervistë me “Meet the Press’ të NBC, Jens Stoltenberg tha se kjo tregon se ata po bëjnë përparim dhe janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse.

Më herët sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se qyteti lindor ishte “pastruar plotësisht” nga forcat ruse, një ditë pasi Kremlini njoftoi tërheqjen e trupave pasi ishte rrethuar.

Në intervistë, Stoltenberg e përshkroi gjithashtu retorikën bërthamore të Vladimir Putinit si “të rrezikshme” dhe “të pamatur”, pasi presidenti rus bëri vërejtje duke akuzuar Perëndimin për përfshirje në “shantazh bërthamor”.

Në lidhje me kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, Stoltenberg tha se çdo vendim për anëtarësimin e Ukrainës duhet të miratohet nga të gjithë aleatët e NATO-s.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles