21 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

Stoltenberg: Do të reagojmë, nëse Rusia i bënë presion Suedisë dhe Finlandës para se të jenë pjesë e NATO-s

Vendet anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake, do të reagojnë nëse Rusia tenton të bëjë çfarëdo lloj presioni mbi Suedinë dhe Finlandën, para se të bëhen anëtare me të drejta të plota, ka bërë të ditur sot kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Është e paimagjinueshme që Aleanca nuk do të reagonte nëse Suedia apo Finlanda do të kishin çfarëdo lloj presioni”, shtoi Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

E ky veprim është ndërmarrë për arsye sigurie, dhe frika se Rusia mund të provokojë ndonjë konflikt në këto dy shtete nordike.

Në anën tjetër, Finlanda dhe Suedia është çështje kohe kur do të jenë edhe zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në NATO.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles