14 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Statistikat e MSH-së: Vetëm 2% e të hopsitalizaurve janë plotësisht të vaksinuar

Vazhdon edhe më tej që vdekshmëria tek personat e pavaksinuar të mbetet e lartë. Kështu tregojnë analizat e ministrisë së shëndetësisë, të cilët informojnë se në periudhën prej fillimit të gushtit deri në mesin e dhjetorit në të gjithë vendin 2.272 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, prej tyre 1.790 kanë qenë të pa vaksinuar, ndërsa vetëm 21 për qind ose 482 persona kanë qenë plotësisht të imunizuar.

Institucionet e shëndetësisë gjithashtu informojnë se në periudhën prej 06.08 deri më 16.12, 54 për qind e rasteve pozitive dhe 98 për qind e të hospitalizuarve kanë qenë të pavaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë

“Në periudhën prej 06.08 deri më 16.12.2021 në të gjithë vendin , 64.963 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19, prej tyre 32 për qind kanë qenë plotësisht të imunizaur, gjegjësisht 20.894 persona. Në periudhën e njëjtë kohore , 44.069 qytetarë ose 67 për qind e tyre, që kanë qenë të infektuar me koronavirus nuk kanë qenë të imunizaur. Ndërkaq, 98 për qind e të shtruarve nëpër qendrat e kovidit janë të paimunizau, ndërsa vetëm 2 për qind e të hopsitalizaurve momental janë plotësisht të vaksinuar”

Institucionet e shëndetësisë sigurojnë se çdo vaksinë është e sigurt dhe efikase duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi i përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles