10 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Spitali belg: Nuk do iu japim përparësi të pavaksinuarve në terapitë intensive

Vijon të thellohet dallimi mes qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit dhe atyre jo të vaksinuar. Spital i Gent në Belgjikë, e cila së fundmi ka një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe infektimeve me COVID-19, ka vendosur që mos t’u japi përparësi të vaksinuarve në terapitë intensive.

Drejtori i spitalit, Vermassen mes të tjerave shprehet se struktura që ai drejtonte do të vazhdojë të trajtojë të sëmurët me Covid, por ata nuk do të kenë përparësi ndaj personave të tjerë.

“Rritja e rasteve përkon edhe me një moment të mungesës së personelit për të kryer të gjitha shërbimet e kërkuara dhe për këtë arsye nuk mund t’u japim më regjim preferencial pacientëve Covid. Ata që mbërrijnë në terapi intensive nuk janë të vaksinuar”, përfundoi Vermassen.

Shifrat e të infektuarve të rinj i kalojnë mbi 10 mijë çdo ditë dhe terapitë intensive po mbushën sërish si në nivelet e një viti më parë, kur ende nuk kishte nisur fushata e vaksinimit.

Thirrjet e autoriteteve ndaj qytetarëve për t’u vaksinuar vijojnë të përsëriten, por ka ende shumë që ende nuk e kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles