3.9 C
Struga
Thursday, December 9, 2021
spot_img

Sot votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të vitit 2021 do të mbahet nesër (e diel). Sot, një ditë para zgjedhjeve të nesërme, do të votojnë personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për Covid-19 dhe ata të cilëve u është caktuar masë e vetë -izolimit dhe njerëzit e pafuqishëm ose të sëmurë. Ata do të votojnë në shtëpitë e tyre dhe votimi do të bëhet nga një këshill zgjedhor special i formuar nga KSHZ -ja.

Një ditë para zgjedhjeve, votojnë personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, të cilët votojnë në burgje. Personat në arrest shtëpiak do të votojnë në vendin ku po vuajnë masën, personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendrat e pranimit ku ata janë akomoduar. Një ditë para ditës së caktuar për zgjedhje, votojnë edhe personat që janë të akomoduar në institucionet speciale për përkujdesje jashtë familjes. Ata do të votojnë në institucionin ku janë të akomoduar.

Të dielën, në ditën e zgjedhjeve (rrethi i dytë) votimi do të fillojë në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles