6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Sot në Kuvendin e RMV-së do të mbahet seanca për pyetjet e deputetëve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca plenare në të cilën të zgjedhurit e popullit me pyetjet e tyre do të mund t’i drejtohen kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrave të kabinetit të tij.

Seanca për pyetje deputetësh mbahet çdo të enjte të fundit të muajit dhe zakonisht të parët pyetje parashtrojnë deputetët e opozitës.

Në Kuvend sot do të mbajë mbledhje edhe Komisioni për Çështje Evropiane.

Në rend dite para anëtarëve të Komisionit janë Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, Projektligji për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësimi i Konformitetit, Projektligji për Inspektimin Financiar në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për kontrollin kufitar.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles