20 C
Struga
Monday, May 23, 2022
spot_img

Sot mbahet seanca e përbashkët qeveritare mes Shkupit dhe Sofjes

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut, dje u prit në Sofje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Dy kryeministrat, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, vetëm pas gjashtë ditëve, sërish shtrënguan duart.

Ata sot do të kenë një takim kokë më kokë, pas çka pritet të ketë detaje për të ashtuquajturin Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, të paralajmëruar përmes punës intensive të grupeve të punës të sapoformuara për ekonomi, infrastrukturë, kulturë dhe integrim evropian.

Sot pritet ministrat e Transportit të nënshkruajnë edhe një marrëveshje për lidhjen hekurudhore Shkup-Sofje. Në delegacionin 14 anëtarësh të ministrave, mungon vetëm zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, i cili tha se është pozitiv me Covid-19.

Jozyrtarisht do të takohen edhe bashkëkryetarët e Komisionit të Përbashkët të Historisë, Dragi Gjorgjiev dhe Angel Dimitrov. Pikërisht për këtë komision shpesh përcillen deklarata se duhet ketë ndryshime në metodologji dhe përbërje dhe pritet që në vend të pesë herë në vit, ky komision të mblidhet çdo pesë javë.

Krerët e të dyja shteteve ritheksojnë se duhet fokusuar tek ekonomia, ndërsa historia të jetë në plan të dytë. Ministrat e jashtëm, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, theksuan se intensifikimi i dialogut do të çojë në një zgjidhje të pranueshme reciproke që do e zhbllokojë integrimin evropian të Maqedonisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles