5 C
Struga
Sunday, April 21, 2024
spot_img

Sondazhet e nxjerrin fitues Erdoganin në zgjedhjet e nesërme në Turqi

Nesër në Turqi zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve për presidentin e shtetit. Sondazhet e fundit parashikojnë fitoren e presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan. Të dhënat e sondazhit tregojnë se ai do të jetë përpara me një diferencë prej 7,88% nga rivali i tij Kemal Kilindaroglu. Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, Erdogan mori 49,52% të votave, Kemal İlıçdaroglu 44,88%, Sinan Ogan 5,17% dhe Muharrem Inçe 0,43%. Kemal Kilicdaroglu, i mbështetur nga një opozitë e gjerë, i ka cilësuar zgjedhjet si një referendum mbi drejtimin e ardhshëm të Turqisë dhe ka kërkuar mbështetjen e votuesve nacionalistë për të rritur shanset e tij për fitore. Kundërshtari i Erdoganit dëshiron të shfuqizojë sistemin presidencial të prezantuar pesë vjet më parë dhe t’i kthejë pushtetin parlamentit dhe kryeministrit. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 me orën lokale dhe mbyllen në orën 17:00. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles