10.4 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Skriningu nëpër shkolla, 6 raste me Covid-19

6 nxënës të arsimit fillor kanë rezultuar pozitiv gjatë zbatimit të skriningut. Ndërkohë që skriningu vazhdon, nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se tashmë janë testuar 1.323 nxënës. Sipas Shëndetësisë, rezultatet përfundimtare të skriningut priten gjatë javës që vjen.

Ministria e Shëndetësisë

“Për shumicën e Qendrave për Shëndet Publik, skriningu përfundon të premten dhe rezultatet përfundimtare duhet të dërgohen nga qendrat më së voni deri në mesin e javës së ardhshme. Pas përpunimit të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë do të publikojë analizën e plotë, e cila do të japë një pasqyrë të përgjithshme të pranisë së virusit Covid 19 tek nxënësit në shkolla”.

Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup u testuan 37 nxënës nga më shumë se 1 mijë sa numëron shkolla. Një prej tyre rezultoi pozitiv por që paraprakisht kishte munguar në shkollë. Gjithashtu, kërkesa e prindërve ishte të testohen më shumë nxënës. Përveç mbrojtjes nga Covid 19, tashmë prindërit nuk i lejojnë fëmijët në shkollë edhe nëse janë të ftohur ose me grip sezonal.

“Gëzon fakti se tashmë vetëdija e prindërve është ngritur. Momentalisht në shkollë, e cila është me numër të madh të nxënësve nuk ka shumë që mungojnë, por ka prej atyre nxënësve që janë me grip sezonal. Vet prindërit kur e shohin që fëmiju I tyre nuk ndjehet mirë para se të vij në shkollë, lajmërohet dhe tregon që nuk do ta sjell në shkollë pa u siguruar dhe pa e mjekuar mirë”- deklaroi  Luljeta Qerimi, drejtore e sh.f “Hasan Prishtina”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në vend raste aktive me virusin korona janë të evidentuar tek 885 fëmijë të moshës 0 deri në 17 vjeç. Gjithashtu, sipas të dhënave nga sistemi kombëtar Termini im, deri më tani, 5800 fëmijë të moshës nga 12 deri në 17 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës për Covid 19 ndërsa janë rivaksinuar 4860 të mitur.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles