5.6 C
Struga
Sunday, April 21, 2024
spot_img

Skriningu, fillon testimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme

8200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga java e ardhshme do të testohen për tu parë nëse në mesin e tyre ka raste asimptomatike të virusit korona si dhe nëse përhapja e virusit ndodh brenda shkollave. Ministri i shëndetësisë Venko Filipce tha se fëmijët do të testohen me pëlqimin e prindërve, dhe në rast se ndonjëri nga prindërit nuk pajtohet, ai fëmijë do të zëvendësohet me një tjetër. Filipçe tha se gjithë procesi pritet të përfundojë për dy javë.

Nxënësit do të zgjidhen rastësisht përmes E-ditarit dhe kështu do t’i qasemi procedurës për të kërkuar pajtimin e prindërve. Ky proces do duhet të përfundojë këtë javë, dhe gjatë javës së ardhshme të fillojë testimi I nxënësve. Në pajtim me metodologjinë e cila bazohet në numrin e nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë dhe shkollat e mesme këtë javë së bashku me MASH do kërkojmë pajtim nga prindërit – deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë Komisioni nacional për imunizim njoftoi se pas përvojave të shumta në shtetet e BE-se dhe Amerikës si dhe rekomandimeve të trupave përgjegjës, doza e tretë përpos kategorive të rrezikuara të qytetarëve mund të jepet edhe te qytetarët e tjerë.

Duke ndjekur përvojat dhe praktikën e vendeve të BE-së dhe SHBA-së vlerësojmë se do jetë e nevojshme që kjo mundësi për tu dhënë doza e tretë, të jetë edhe për qytetarët të cilët janë jashtë kategorive të rrezikuara. Deri tani ajo që shohim si përvoja dhe si rekomandime edhe nga ana e CDC edhe nga trupat rregullator të Evropës është se kombinimi i vaksinave të ndryshme, gjegjësisht doza e tretë të jetë e ndryshme nga dy të parat e rrit imunitetin. Duke u bazuar në këtë gjë, vendosëm dhe ne që doza e tretë të jetë ndryshe nga dy të parat – tha Aleksandra Grozdanova, Komisioni nacional për imunizim.

Si për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, po ashtu dhe për qytetarët e tjerë doza e tretë do jetë Pfizer pavarësisht se me cilën vaksinë është imunizuar paraprakisht qytetari. Doza e tretë rekomandohet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles