15 C
Struga
Tuesday, April 16, 2024
spot_img

Si do të vijë gazi amerikan në Evropë dhe sa do të kushtojë

Gjatë vizitës së presidentit Joe Biden në Bruksel u arrit marrëveshja që SHBA të furnizojnë me gaz Europën e cila kërkon që të mos ketë më varësi nga Rusia.

Sipas marrëveshjes në vitin 2027, Bashkimi Europian nuk do të marrë më gaz nga Rusia.. Europën do ta furnizojnë me gaz të lëngshëm shtetet e bashkuara, Kandaja dhe disa vende të tjera prodhuese të gazit. por si do të vijë gazi në Europë? Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gazi nga përtej oqeanit atlantik do të vijë në Europe me anije të dedikuara për transportin e lëndëve të tilla, që në të gjithë botën janë 650 të tilla.

Vendi evropian që merrte me shumë gaz nga Rusia është gjermania, që vetëm në 2020 mori 43 mld meter kub, pas saj vjen italia, me 29 mld metër kub , më pas Holanda dhe Polonia.

Falë një teknologjie të re SHBA janë prodhuesi më i madh i gazit në botë, dhe prodhojnë 1 mijë miliardë metër kub në vit.

Marrëveshja parashikon që këtë vit të ,mbërrijnë të paktën 15 mld metër kub gaz nga Amerika. Por kjo sasi nuk do jetë e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat që ka Europa të paktën për këtë vit.

Sa për çmimin, sipas marrëveshjes, që është politike dhe jo ekonomike, çmimi i gazit do ti referohet tregut aktual .

SHBA kanë ambicien që në vitin 2022 të bëhen eksportuesi më i madh në botë i gazit duke shitur 120 mld m kub ne vit. Duke kaluar Australinë dhe Katarin që janë të parët tani në treg.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles