21 C
Struga
Wednesday, July 24, 2024
spot_img

Shtimi i masave të sigurisë për Altin Dumanin, reagon SPAK, mohon të jetë kërcënuar

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me shtimin e masave të sigurisë së kreut të SPAK, Altin Dumani.

Përmes një komunikate për media. SPAK pranon shtimin e masave të sigurisë për drejtuesin Dumani, ndërkohë që mohon lajmet se ai mund të jetë kërcënuar.

Sipas SPAK shtimi i masave të sigurisë është konform procedurave standarde.

– Advertisement –

“Nisur nga publikimet në media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, thueht në reagimin e SPAK.

Kujtojmë se prej rreth 2-3 javësh kreu i SPAK lëviz me makine te blinduar ndërsa pranë shtëpisë se tij është parë një prani policie e shtuar për ruajtjen e banesës.

Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles