27 C
Struga
Monday, June 27, 2022
spot_img

Shqipëria merr vendim, do ta ndihmojë Kosovën më 31 dhjetor dhe 1 janar me energji elektrike

Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me energji elektrike gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar.

Ministrja e Energjisë në Shqipërisë, Belinda Balluku, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës ka dhënë porosi të vecantë për t’i bërë një zgjidhje Kosovës.

“Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme porsa i përket përballimit të krizës energjetike në Republikën e Kosovës gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar”.

“Kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë së bashku me specialistët e Korporatës Elektroenergjetike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme”, tha ministrja shqiptare.

Balluku po ashtu tregoi se sa megavat orë do të jepen se si arriti kjo marrëveshje.

“Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e KEK-ut kemi arritur që të sigurojë 3600 megavat orë për datën 31 dhjetor dhe 4800 megavat për datën 1 janar. Këto megavat orë që do të jepen në formën e depozitimit pa asnjë efekt financiar për Republikën e Kosovës duke kërkuar që t’i rikthehen Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror”, tha Balluku.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles