9 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Shqipëri: Nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

Personat mbi 60 vjeç në Shqipëri kanë nisur të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Rekomandimi i Komiteti Teknik të Ekspertëve nisi aplikimin këtë të hënë, teksa do të vaksinohen për herë të parë edhe grupmoshat mbi 16 vjeç.

Ndërkohë, fëmijët mbi 12 vjeç do t’i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë në Shqipëri.

Një hulumtim i Neë England Journal of Medicine i kryer në Izrael identifikoi se vaksina e Pfizer është shumë efektive në parandalimin e infeksionit tek adoleshentët, pasi u analizuan të dhënat nga 94.354 persona të moshës 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën. Këto të dhëna u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.

Qeveria e Shqipërisë pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles