22 C
Struga
Saturday, August 13, 2022
spot_img

Shqipëri, ndërkombëtarët dënojnë dhunën në PD

Faktori ndërkombëtarët ka dënuar aktet e dhunës të shënuara në protestën e thirrur nga Sali Berisha në selinë blu. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje.

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm”.

Në lidhje me tensionet e krijuara para selisë së PD-së, reagoi edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit”.Ajo u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Edhe OSBE-së deklaroi se po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së PD-së.

“Ne nxitim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe vlerësojmë policinë për ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në themel të demokracisë”.
Jo vetëm në vendet e rejonit, por protesta e sotme dhe vandalizmi më selinë e demokratëve bëri jehonë në mediat botërore.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles