14 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Shqipëri: Dalja e lumenjve nga shtrati – Dhjetëra shtëpi zhyten nën ujë, qindra hektarë tokë bujqësore e përmbytur

Disa fshatra në Vlorë dhe Fier janë zgjuar sot nën ujë, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan daljen e lumit Vjosa nga shtrati.

Raportohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit, lumi ka çarë argjinaturën, duke përmbytur shtëpitë në fshatin Fitore. Prurjet e mëdha kanë krijuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Në terren ndodhet shtabi i emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa disa familje janë evakuuar.

Situatë më e rëndë paraqitet në Novoselë, ku uji mbuloi shtëpi të tëra. Pjesëtarët e një familjeje, bashkë me bagëtitë qëndruan për disa orë mbi tarracën e shtëpisë, derisa ekipet e shpëtimit i evakuuan.

Lumi Vjosa ka gllabëruar tokat bujqësore edhe në Fier. 20 banesa që ndodhen pranë shtratit të lumit Vjosë në Ferras janë përmbytur.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese.

Në Fier, ka dhe probleme me energjinë elektrike në disa fshatra. Raportohet se nënstacioni i Poçemit ka ndalur punën që nga ora 01:30 e mëngjesit. Rreth 3700 abonentë janë aktualisht pa drita, në Hekal , Fratar, Selitë dhe Kutë.

Në terren ishte deputi Taulant Ballad dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. “Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka njoftuar dy tre ditë para situatën emergjete që parashikohej. Ashtu siç e tha edhe Çako është prurja më e madhe në 50 vjet, edhe në vitin 2017 kur kishte përmbytje ura e Mifolit nuk u kalua nga ujërat. Kemi një situatë të vështirë, por unë doja t’ju thosha që shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjerë. Kemi biseduar me forcat e ushtrisë dhe nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë, ne do të bëjmë evakuime me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa“.

Duke folur për bagëtitë që rrezikojnë të mbyten, Balla tha se me mbështetjen e forcave të ushtrisë do mundohemi t’i nxjerrim nga zona e rrezikut.

Balla dhe Krifca siguruan banorët se do të forcohen të gjitha barrierat mbrojtëse të pjesës së argjinaturave, për të shmangur më tej situata të tjera. “Të gjithë jemi angazhuar dhe do të jemi pranë fermerëve dhe blegtorëve”, shtoi ministrja e Bujqësisë.

Në terren janë angazhuar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë, bashkë me pajisjet e kërkim-shpëtimit.

Në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën, për të orientuar dhe ndihmuar drejtuesit e mjeteve që kanë vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella. Patrullat e Përgjithshme në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprerë dhe në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast nevoje.

Situatë problematike për shkak të reshjeve që vazhdojnë prej disa ditësh paraqitet dhe në Himarë. Lumi Shushica ka shkatërruar tërësisht urën e fshatit Kallarat.

Edhe në Durrës, lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke përmbytur lagjet çame dhe Erzen të Njësisë Administrative të Sukthit.

Edhe në Gjepalaj të Shijakut ka dalje të Erzenit ku deri tani raportohet se rreth 15 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë.

Ministri i Mbrojtjes, thotë për mediet se situata është emergjente në zona të caktuara në veri dhe jug të vendit, por dëmet për shkak edhe të investimeve të kryera vitet e fundit janë më të vogla krahasuar me vitin 2017. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjigjes Emergjente Robert Hysenllari janë duke ndjekur situatën në terren në zonat me rrezikshmëri.

Ministri i Mbrojtjes, bazuar edhe në parashikimet e motit nga IGJEUM tha se pritet që në orët në vijim të kemi përmirësim dhe pritet veçanërisht tërheqja në zonë pranë urës së Mifolit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles