10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Shkollat do të mbetet të hapura, gjendja me virusin është stabile

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska thotë se gjendja me virusin korona nëpër shkolla është stabile.

Ajo gjithashtu shtoi se pikërisht për këtë fakt është në interes më të mirë të nxënësve që shkollat të mbesin të hapura. Mbi 75 përqind nga mësimdhënësit janë të vaksinuar, shtoi ministrja ndërsa nga fillimi i vitit shkollor deri më sot, siç tha, nuk ka tejkalim të 0,3 përqind nxënës pozitiv dhe aktiv në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në bazë ditore nuk ka tejkalim të 0,03 përqind, përkatësisht përqindja lëviz prej 0,01 deri në 0,03.

“Për shkak se shkollat duhet të funksionojnë dhe të jenë të hapura dhe në krizat më të mëdha të botës. Edhe në luftë në shumë vende të botës shkollat qëndrojnë të hapura për shkak se shkollat janë vende ku fëmijët marrin mësim socializohen gjithashtu shkollat kujdesen edhe për shëndetin mental të nxënësve”, tha Carovska.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles