18 C
Struga
Tuesday, April 30, 2024
spot_img

Shkëlqen Mbappe, PSG-ja shënon fitoren e parë të sezonit

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Ligue 1.

Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique mposhti sonte Lensin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 3:1.

Marco Asensio (45′) dhe Kylian Mbappe (52′, 90+1′) shënuan në fitoren e kampionit në fuqi të Francës.

Golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Morgan Guilavogui (90+5′)

Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka pesë pikë dhe renditet i katërti në tabelë, kurse Lens është në pozitën e 16-të me vetëm një pikë. /Gazeta Express/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles