9 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Shënon rritje interesimi i qytetarëve për t’u imunizuar kundër Covid-19

Përhapja e llojit Omikron të virusit korona ka rritur interesimin e qytetarëve për tu vaksinuar kundër Kovid19. Mjekët thonë se pavarësisht se vërehet rritje e të interesuarve për vaksinim, numrat ditor të të vaksinuarve ende lënë për të dëshiruar.

Sipas tyre, vazhdon të mungojë interesimi për vaksinën e parë te të rinjtë, ndërkaq gjithnjë më shumë rritet numri I qytetarëve të moshave të mesme dhe të shtyra për imunizim.

“Ky është rezultat I asaj rritje të numrit të të infektuarve me paraqitjen e llojit Omikron I cili po infekton shumë njerëz dhe po zgjeron epideminë prandaj dhe interesimi për vaksinim është më I mirë por jo aq sa duhej të ishte. Ne jemi ekip kujdestar në Çair dhe deri tani kemi rreth 54 pacientë që I kemi vaksinuar. Për dozën e tretë janë 37 ndërsa rreth 17 janë për dozën e parë. Këta për dozën e parë janë mosha e mesme e qytetarëve, grup mosha nga 40 -50 vjeçare. Të rinjtë më rrallë vijnë për tu vaksinuar”, deklaroi Menan Hasiq, Mjek në Poliklinikën e Çairit.

Edhe gjatë anketimeve të ekipit të ALSAT nëpër pikat e vaksinimit vërejtëm prezencë më të madhe të grup moshave më të vjetra të qytetarëve si për dozën e parë ashtu dhe për të dytën dhe të tretën.

“Gjashtë muaj kalova që kur e kam pranuar dozën e dytë. Mjekët rekomandojnë që gjashtë muaj pas vaksinës së dytë mund të merret e treta dhe erdha të vaksinohem, ashtu siç e kam marrë dozën e parë dhe të dytën ashtu dhe të tretën do e marr pa problem”.
“Unë jam për dozën e tretë dhe ja sapo e mora. Dozën e dytë e mora në muajin e 7 deri dje bëra 6 muaj që nga doza e dytë dhe për sot kisha termin ta pranoj dozën e tretë në Jane Sandanski por ata nuk punojnë dhe erdha këtu ta marr”.

“Para gjashtë muajsh e kam marr dozën e dytë dhe tash jam për të tretën”.
“Për dozën e parë? Po! Udhëtoj shumë dhe u desh patjetër ta marr. në Shkup jetoj por kam udhëtime shumë dhe u desh patjetër ta marr vaksinën. Tani kanë filluar më shumë ta kërkojnë certifikatën, sidomos Shqipëria na detyron të paguajmë test, dhe kështu detyrohemi ta marrim vaksinën”.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tash me dy doza janë vaksinuar gjithsej 40,2% e popullatës ndërkaq sipas ministrit të Shëndetësisë, bazuar në të dhënat jo zyrtare të regjistrimit të ri të popullsisë, imunizimi I popullatës me dy doza ka kaluar 50 për qindëshin. Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është të vaksinohen mbi 80% e popullsisë.

Ndryshe, lloji i ri Omikron ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm numri e të infektuarve në vend. Komisioni për sëmundje infektive të hënën dhe të martën do të mbajë mbledhje për të shqyrtuar nëse do të rekomandohen kufizime të reja për ta parandaluar e përhapjes edhe më të madhe të këtij lloji të ri të virusit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles