3.9 C
Struga
Tuesday, March 5, 2024
spot_img

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Bjellorusia pasi Lituania fqinje mbylli kufirin

SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen “menjëherë” nga Bjellorusia pasi Lituania mbylli dy nga gjashtë pikat kufitare me vendin në mes të tensioneve në rritje në rajon, transmeton Anadolu.

“Mos udhëtoni në Bjellorusi për shkak të lehtësimit të vazhdueshëm të autoriteteve bjelloruse të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ngritjes së forcave ushtarake ruse në Bjellorusi, zbatimit arbitrar të ligjeve lokale, potencialit të trazirave civile, rrezikut të ndalimit dhe aftësisë së kufizuar të ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Bjellorusi”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së në Minsk.

Ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj në Bjellorusi që të largohen nga vendi, duke përdorur pikat kufitare me Lituaninë dhe Letoninë ose përmes fluturimeve.

“Qytetarët e SHBA-së nuk lejohen të hyjnë në Poloni përmes tokës nga Bjellorusia. Mos udhëtoni në Rusi ose në Ukrainë”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas ambasadës, qeveritë polake, lituaneze dhe letoneze kanë paralajmëruar për mbyllje të mëtejshme të kalimeve kufitare me Bjellorusinë.

Tensionet midis Bjellorusisë, aleatit të Rusisë, me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë javëve të fundit janë rritur, veçanërisht për shkak të pranisë së grupit paraushtarak Wagner, i cili gjeti strehim në Bjellorusi pas rebelimit të tij të shkurtër kundër Moskës në muajin qershor.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles