12 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

SHBA: Shqipëria dhe Maqedonia kanë përfunduar detyrat e tyre, radhën e ka BE-ja

Uashingtoni po e lehtëson dialogun Shkup-Sofje. Ned Prajs, zëdhënës i Departamentit të shtetit, për agjencinë e lajmeve MIA ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar bisedime bilaterale me Bullgarinë dhe Maqedoninë për të zgjidhur sa më shpejt mosmarrëveshjen dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës në Bruksel, shkruan Alsat.

“Nuk do të zbuloj detaje të bisedimeve…të dy vendet kanë përfunduar detyrat dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit”, deklaroi Ned Prajs- zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit.
Sipas Prajs, Marrëveshja e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të arrijnë kompromise dhe të marrin vendime të vështira. Ai është i bindur se Sofja dhe Shkupi do të mund të bëjnë të njëjtën.

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit gjithashtu ka thënë se çështja e fillimit të negociatave ka qenë temë e diskutimit midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Antoni Blinken dhe ministrit të jashtëm francez Zhan Iv Le Drian, të cilët theksuan përshpejtimin e procesit.

Ndërkohë, derisa shpresat për fillimin e negociatave janë të drejtuara në Samitin e qershorit gjatë presidencës franceze të Unionit, autoritetet në Maqedoni dhe Bullgari nuk zbulojnë se si po shkojnë bisedimet për çështjet e hapura politike.

Në takimin e fundit Kovaçevski-Petkov, në Aleksandropulos, mosmarrëveshja nuk u diskutua fare.

“Nuk ka pasur takime dypalëshe, ka qenë për fillimin e punës për terminalin LNG. Kryeministri i Bullgarisë ishte atje, normalisht u pamë, por ishte takim protokollar, si pjesë e fillimit të punëve”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Së fundmi, bisedimet ngecën për çështjen e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë. Sofja insiston që kjo të ndodhë para fillimit të negociatave ose para hapjes së kapitullit të parë ndërsa Shkupi insiston që kjo të ndodhë para anëtarësimit në Union. VMRO-DPMNE opozitare tashmë ka deklaruar se i përkrah ndryshimet kushtetuese të miratuara me shumicë prej dy të tretave, por nëse Parlamenti bullgar më parë konfirmon se kjo është kërkesa e fundit dhe se nuk do ta bllokojë rrjedhën e negociatave.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles