22 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

SHBA, shkon në mbi 842 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 842.322, prej të cilëve 2.822 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 52,31 milionë, me 755.280 mijë raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 6,4 milionë raste të konfirmuara dhe 77.226 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 247 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 208 milionë dozën e dytë dhe mbi 76 milionë kanë marrë tri doza.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles