-5 C
Struga
Monday, January 24, 2022
spot_img

SHBA, rekomandohet miratimi i pilulës Molnupiravir kundër COVID-19

Një bord i përbërë nga konsulentë shëndetësorë në SHBA i rekomanduan Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) që të miratojë ilaçin oral Molnupiravir të prodhuar nga kompania farmaceutike Merck kundër COVID-19.

Bordi i përbërë nga ekspertë të pavarur të shëndetësisë që këshilluan FDA-në, nga 13 me 10 vota vendosën se ilaçi Molnupiravir i Merck ka më shumë dobi sesa rreziqe në trajtimin kundër COVID-19.

Si rezultat i votimit, ilaçi u rekomandua kryesisht për të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore si astmë ose obezitet si dhe për të prekurit me COVID-19 në nivel të lehtë dhe të mesëm.

Ekspertët nënvizuan se ilaçi nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna për shkak të rrezikut për të shkaktuar probleme në lindje dhe FDA-së i bënë thirrje që ilaçi të lëshohet me recetë pas testit për shtatzëni tek gratë.

Pjesa e madhe e ekspertëve theksuan se ilaçi nuk duhet të përdoret nga personat e vaksinuar të cilët nuk përfshihen në testet klinike.

Në vendin ku me ftohjen e motit është shënuar rritje e numrit të rasteve dhe ku pritet të shfaqet edhe varianti Omicron i COVID-19, thuhet se Molnupiravir mund të jetë i dobishëm në luftën kundër virusit.

Ndërsa Merck lidhur me Molnupiravir i cili nuk është testuar mbi variantin e ri, njoftoi se duke u nisur nga efekti i ilaçit mbi variantet e tjera parashikon që të jetë efektiv edhe mbi Omicron.

Sipas rezultateve përfundimtare të testimeve klinike javën e kaluar, kompania tha se ilaçi ul rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes tek të rriturit me 30 për qind dhe jo 50 për qind siç kishte njoftuar në deklaratat e saj më parë.

Kompania amerikane Pfizer ka aplikuar tek FDA që ilaçi oral që ajo zhvilloi kundër COVID-19 të përdoret tek të sëmurët me rrezik në nivel të mesëm dhe të lartë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles