6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Shaqiri: Vazhdojmë të rrisim gjithëpërfshirjen e sistemit arsimor, vitin e ardhshëm mbështetje më të madhe për nxënësit me vështirësi

Do të vazhdojmë të rrisim gjithëpërfshirjen e sistemit arsimor, sepse të gjithë fëmijët duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor. Krahas trajnimeve të vazhdueshme për kuadrin e mësimdhënësve në shkollat e rregullta, furnizimin e mjeteve të avancuara dhe mjeteve ndihmëse, ndarjes së bursave etj., vitin e ardhshëm do të rrisim edhe mbështetjen në formën e asistencës arsimore për nxënësit me vështirësi, e cila nuk është më barrë për prindërit dhe kujdestarët, por obligim i shtetit.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në SHF “Gjorgi Sugarev” në Manastir, ku së bashku me drejtorin e shkollës Robert Filipovski dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marija Koçovska dhe Beti Rabaxhievska Naumovska, nxënësve me vështirësi të cilët janë pjesë e procesit të rregullt edukativo-arsimor, i’u ndanë dhurata për Vitin e Ri të ofruara nga Qendra për përkrahje mësimore për fëmijët me vështirësi.

“Në buxhetin e MASH-it për vitin e ardhshëm kemi paraparë, më shumë mjete se këtë vit për angazhimin e asistentëve arsimorë që ju ndihmojnë nxënësve me vështirësi në përvetësimin e materjes mësimore dhe detyrave shkollore. “Secili që kërkon asistent edukativ për fëmijën e tij dhe i plotëson kushtet ligjore, ne do t’iu ndihmojmë dhe do t’iu plotësojmë të gjitha nevojat mbi këtë bazë”, tha Shaqiri.

Ministri rikujtoi se në vitin vijues shkollor numri i asistentëve të angazhuar në shkollat e rregullta fillore është 720, gjegjësisht 220 më shumë se vitin e kaluar.

Drejtori i shkollës, Filipovski e informoi ministrin për të gjitha sukseset dhe arritjet e nxënësve dhe mësimdhënësve në vitin 2022 dhe siç theksoi ai, procesi i gjithëpërfshirjes në shkollë po zhvillohet mirë dhe do të mbetet prioritet edhe në vitin e ardhshëm kalendarik.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles