22 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Shaqiri: SAShK po shantazhon, nuk pranon rritjen prej 2500 denarë në kohë krize ekonomike dhe pandemike!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka reaguar sot ndaj vendimit të SAShK-ut që të vazhdohet greva në arsim dhe të mos pranohet rritja prej 10% për pagat e mësimdhënësve.

Thonë se me vazhdimin e grevës, SAShK po shkon në drejtim krejt tjetër të cilin si institucion e kuptojnë si shantazh.

Reagimi në formë të integruar:

Refuzimi i ofertës për rritje të pagave prej 2500 denarë është tentim për të rrezikuar interesat e fëmijëve, prindërve dhe shoqërisë

Arsimimi i të rinjve është më i rëndësishmi dhe se sigurimi i vazhdimësisë dhe cilësisë së procesit arsimor duhet të jetë gjithmonë prioriteti më i lartë në veprimin dhe vendimmarrjen e e të gjithë faktorëve dhe subjekteve shoqërore që marrin pjesë në organizimin e këtij procesi. Është detyra jonë e përbashkët ligjore, etike dhe morale dhe kemi detyrim ta realizojmë, pavarësisht sfidave që paraqiten dhe të cilat i kemi tejkaluar gjithmonë me dialog, pa dëmtuar njohuritë e nxënësve .

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në disa raste gjatë periudhës së kaluar i ka bërë thirrje kryesisë së SASHK-ut që bashkërisht të vazhdojnë praktikën e kryerjes paralele të detyrave dhe obligimeve të punonjësve në shkolla për shkak të mos ngecjes së punës së institucioneve arsimore dhe negocimit për zgjidhjen e çështjeve që i tangojnë ata. Mirëpo, kësaj here mbetet e paqartë arsyeja pse sindikata vendosi të shkojë në një drejtim tjetër.

SASHK-u nuk e pranoi propozimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 2500 denarë, të siguruara në kushte kur vendi po përballet me krizë shëndetësore dhe krizë ekonomike. Kjo lëvizje mund të kuptohet vetëm si shantazh që rrezikon interesat e nxënësve, prindërve dhe familjeve.

Megjithatë, jemi të bindur se ky vendim nuk pasqyron qëndrimin e shumicës së mësimdhënësve që janë anëtarë të organizatës sindikale – SASHK dhe prandaj apelojmë tek të gjithë mësimdhënësit, të udhëhequr nga dëshira për të marrë pjesë në krijimin e gjeneratave të nxënësve dhe ndërtimin e të ardhmes së vendit, në fakt kanë vendosur të ushtrojnë profesionin më fisnik, të vazhdojnë punën në interes të nxënësve dhe që nesër të kthehen në punë dhe të kryejnë përgjegjësitë e tyre të punës, duke u mundësuar të rinjve të vazhdojnë të avancohen .

Детали од конференцијата на која се разговараше за лекот за дијабетес
Le t’i kthejmë nxënësit aty ku e kanë vendin. Kjo thejshtë i shkon vetëm në favor idesë së ndërtimit të brezave të rinj, më të mirë se brezat e më mëparshme.

Paga më të larta duhet të ketë dhe do të ketë . Përveç rritjes prej 10%, është planifikuar të zhvillohet modeli për lidhjen afatgjatë të sistemit të pagave me pagën minimale.

MASH do të vazhdojë t’iu ofrojë mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional mundësinë për avancim në titujt – mentor dhe këshilltar, që gjithashtu nënkupton edhe të ardhura më të larta mujore për secilin që do ta ushtrojë këtë të drejtë. Vazhdon edhe avancimi i kushteve të punës përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën arsimore dhe pajisjen e shkollave.

Nuk duhet të ekzistojë dyshim se kujdesi për mësimdhënësit do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Theksojmë se vetëm në tre vitet e fundit, si rezultat i vullnetit të Qeverisë, negociatat kolektive kanë rezultuar me rritje të pagave në arsim në mbi 21%. Prandaj, t’i kthejmë nxënësit në mësimdhënie, ndërsa zgjidhjen e sfidave t’ia lëmë dialogut social. Greva është e drejtë, por nuk është edhe opsioni më i mirë në këtë kohë dhe në kushtet kur ka vullnet të fortë për zgjidhje të mirë.

Të mos i zhgënjejmë nxënësit dhe të mos lejojmë që në vend që të krijojmë gjenerata më të mira , të krijojmë gjenerat me më pak njohuri se të mëparshmet.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles