8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Shaqiri: Rezultatet e testimit shtetëror të nxënësve në shkollat ​​fillore do të jenë bazë për ndryshime pozitive në arsim

Me kontrollimin e njohurive në gjuhën amtare dhe matematikë të 5800 nxënësve të klasës së
tretë nga 120 shkolla, sot filloi testimi shtetëror , qëllimi i të cilit është të sigurojë të dhëna
objektive për realizimin e standardeve të arritjeve të nxënësve për fushat dhe lëndët
mësimore me rëndësi të veçantë gjatë arsimit fillor. Këto të dhëna në të ardhmen do të jenë
bazë e mirë për krijimin e politikave arsimore që duhet të sjellin ndryshime pozitive dhe
edukim më të mirë të të rinjve, përmes ndjekjes së standardeve bashkëkohore arsimore
botërore.
Sot në ditën e fillimit të testimit në shkollën fillore “26 korriku” në Shuto Orizarë e kumtuan
ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Elizabeta Naumovska, drejtoresha e
Qendrës Shtetërore të Provimeve, institucion i cili e realizon testimin.
Duke i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në testim, ministri Shaqiri theksoi se këto nuk
janë testime për vlerësimin e njohurive individuale të nxënësve, por për vlerësimin e sistemit
të arsimit fillor
“Qëllimi ynë është të masim, duke përdorur procedura dhe instrumente të standardizuara, se
sa me sukses sistemi ynë arsimor u mundëson nxënësve të përvetësojnë standardet shtetërore
në lëndët për të cilat kryhet testimi. “Për ta bërë këtë ,na nevojiten të dhënat për njohuritë që
kanë fituae nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor 2021/2022”, u shpreh Shaqiri.

Ai shtoi, se në këtë vit shkollor filloi futja në faza të reformave në arsimin fillor dhe se të
njejtat nuk janë populiste, por siç theksoi ai qëllimi me të vërtetë kamë për qëllim nxënësit
tanë të marrin arsim fillor cilësor që siguron barazi arsimore për të gjithë nxënësit.
„Prandaj ,këto lloje të kontrrollimeve për njohuritë e nxënësve tanë janë të rëndësishme për
ne . Kur atyre u shtohen edhe rezultatet e testeve ndërkombëtare, kjo është bazë solide për
krijimin e politikave të ardhshme arsimore, të orientuara drejt arsimit më efikas”, shtoi
ministri, duke theksuar se testimit i parapriru përgatitja përmes trajnimeve të drejtorëve,
koordinatorëve dhe mësimdhënësve të shkollave fillore.
Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska tha se ky është testi i
parë kryesor në kuadër të testimit shtetëror dhe do të zbatohet sot dhe nesër, nga lëndët
mësimore në Gjuhë Maqedonase, Gjuhë Shqipe dhe Matematikë. Në ekzemplarë janë të
përfshirë 79 shkolla në gjuhën maqedonase dhe 41 shkolla në gjuhën shqipe, në të cilat 4200
nxënës do të testohen në gjuhën e tyre amtare – maqedonase ose shqipe dhe 1600 nxënës në
matematikë, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

„“Qendra Shtetërore e Provimeve pret qëndrim pozitiv nga të gjithë personat që janë të
përfshirë direkt apo indirekt në testim dhe i inkurajon ta pranojnë atë, jo vetëm si obligim
ligjor , por si angazhim personal në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Veçanërisht ,është e
rëndësishme të theksohet se nuk është e nevojshme dhe nuk rekomandohet ndonjë ngarkesë
shtesë për nxënësit me përgatitje të veçantë për testim, sepse qëllimi kryesor i testimit
shtetëror është të fitohen të dhëna objektive për njohuritë e nxënësve të fituara gjatë gjithë
vitit shkollor 2021. /2022 vit”, tha Naumovska.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles