7 C
Struga
Monday, December 5, 2022
spot_img

Shaqiri: Po shqyrtohen të gjitha mundësitë që viti shkollor të mbaroj më 10 qershor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot deklaroi se po shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe rekomandimet që viti shkollor të mbarojë deri më 10 qershor.

Shaqiri tha se drejtori i Byrosë për Zhvillim të Arsimit duhet të mbaj mbledhje me të gjithë drejtorët që të shihet se deri ku është realizimi i programit.

“Me rekomandimet nga të gjithë drejtorët do të shqyrtohet mundësia e realizimit të pjesës së mbetur të programit. Për vitet e tjera, përveç atyre që mbarojnë klasën e nëntë, do të gjejmë mënyrën për të plotësuar pjesën e programit me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor”.

“Të gjitha kombinimet do të shqyrtohen, dhe nëse do të përfundojë deri më 10 qershor, kjo do të jetë me rekomandime nga Byroja. Po shqyrtohen të gjitha mënyrat për përfundimin e vitit shkollor deri më 10 qershor, por ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga Byroja”, tha Shaqiri.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles