4 C
Struga
Monday, November 28, 2022
spot_img

Shaqiri: Pandemia ka sjellë një përshtatje të shpejtë të arsimit dhe tregoi nevojën për reformimin e saj

Pandemia e Covid-19 na detyroi të ndryshojmë shpejt procesin edukativo -arsimor dhe e bëri më të dukshme nevojën për reformimin e plotë të tij dhe dizajnimi i sistemit të tillë arsimor që do të jetë mjaftë i adaptueshëm për t’i mbijetuar ngjarjeve të ardhshme kritike globale, por edhe të konceptuar për të nxjerrë qytetarë që do të jetojnë e punojnë në kushte të ndryshme nga këto të sotshmet. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën online të organizuar në kuadër të projektit “Qasja e themeluar për të drejtat e njeriut gjatë krizës së Covid-19” që e zbaton nga Instituti për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e Balkan Trust për Demokraci.
Duke theksuar se edhe në kushte të jashtëzakonshme , Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjetën zgjidhje që fëmijët të mos mungojnë në mësime, ministri theksoi se paralelisht është punuar edhe në reformat në arsim. Ai tha se Koncepti i ri për Arsimin Fillor i përmban rekomandimet kryesore të ekspertëve ndërkombëtarë dhe të vendit se si duhet të jetë arsimi modern.
“Me konceptin e ri të arsimit fillor, i cili nga ky vit shkollor realizohet në klasën e parë dhe të katërt, dhe në vitet e ardhshme do të zgjerohet në faza, mbetemi të përkushtuar për forcimin e arsimit si një e mirë në përgjithsi , edukim në të cilin nuk ka vend për diskriminim dhe pabarazi dhe fëmijët mësojnë se vlerat themelore janë respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, multikulturalizmi dhe respektimi i diversitetit.“E avancojmë edhe arsimin gjithëpërfshirës dhe nxitja e përfshirjes më të madhe të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në arsimin e rregullt është futja e financimit buxhetorë për 500 asistentë arsimor për këtë vit shkollor”, tha ministri Shaqiri, duke shtuar se respektimi i së drejtës në arsim. i fëmijëve me zhvillim atipik arrihet edhe duke rritur aksesin në objektet arsimore, duke futur përmbajtje të përshtatur arsimore të ardhura përkatëse të mësimëdhënësve si dhe disponueshmërinë e materialeve mësimore digjitale dhe verzionin audio dhe alfabetin Braj.
Ministri Shaqiri theksoi se shumica dërmuese e mësimdhënësve gjatë dy viteve të fundit kanë treguar mirëkuptim për kushtet në të cilat nxënësit ndjekin mësimin në distancë, u njohën shpejt me përdorimin e kompjuterëve dhe ishin aleatët e parë të fëmijëve jo vetëm në mësim, por edhe në përballjen e sfidave të natyrës sociale. Vëmendje të veçantë i kushtoi përshpejtimit të procesit të digjitalizimit të disa prej materialeve mësimore dhe shërbimeve që ofron Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
„Leximi digjital është po aq i rëndësishëm sa dhe ai gjuhësor dhe sa më të mira t’i kenë kompetencat digjitale dhe informative të rinjtë, aq më shpejt ata do të jenë në gjendje të të përfshihen në mënyrë më efektive në proceset globale të themeluara në njohuri dhe inovacion”, tha ministri.
Prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është realizimi i arsimit cilësor që është në dispozicion për çdo fëmijë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles