11 C
Struga
Tuesday, May 14, 2024
spot_img

Shaqiri: Nevojitet qasje gjithëpërfshirëse që të vazhdojmë të ndërtojmë mjedis harmonik shkollor

Që të vazhdojmë të ndërtojmë mjedis shkollor paqësor dhe harmonik, në të cilin dhuna e bashkëmoshatarëve nuk do të jetë temë kryesore, nevojitet mbështetje nga të gjithë faktorët shoqëror. Ministria është bartëse e politikave, mirëpo pa pjesëmarrjen në krijimin dhe zbatimin e tyre të institucioneve të tjera të interesuara, vetë institucioneve arsimore, opinionit të ekspertëve dhe në fund të gjithë qytetarëve, përballja me sfidat do të jetë shumë më e vështirë.

Kjo është porosia për opinionin që sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri e dërgoi nga Gostivari, ku mori pjesë në garën e nxënësve “Randevu Arsimore” organizuar nga Asociacioni i të Rinjve të shkollave të mesme profesionale në Maqedoninë e Veriut.

“Skenat filmike u bënë realitet në rajon. Dëshiroj që asnjëherë dhe askund të mos përsëritet ajo që ndodhi në rajon dhe fqinjësinë tonë. Mirëpo për këtë do të duhet shumë më tepër të punohet, sepse është shumë serioze tema e dhunës së bashkëmoshatarëve. Të rinjtë jetojnë në kohë të re me shumë sfida të reja dhe patjetër duhet të gjejmë mënyra për të eliminuar faktorët dhe për të përmbajtur frymën, shpërthyese të të rinjëve. Prandaj pikërisht për këtë sot inicojmë dialog me ekspertët dhe me fushën akademike, si dhe me të gjitha institucionet tjera kompetente, për të vepruar konkretisht dhe sa më shpejt”, u shpreh  Shaqiri.

Ministri theksoi se MASH hap adresë për paraqitjen e dhunës në shkolla, prijavinasilstvo@mon.gov.mk, gjegjësisht paraqitdhune@mon.gov.mk, si vend qëndror ku mund të paraqitet dhuna në shkolla, me qëllim që institucionet menjëherë të reagojnë dhe të parandalojnë situatat serioze.

Ministri gjithashtu potencoi se jashtëzakonisht është i lumtur kur sheh se si të rinjtë shoqërohen brenda dhe jashtë shkollës, mësojnë së bashku, konkurrojnë me njëri tjetrin në njohurit dhe pikërisht ky duhet të jetë fokusi i tyre, në vend që të mendojnë se si të provokojnë bashkëmoshatarët nga aspekti negativ.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles