12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Shaqiri: Me grevë humbim të gjithë, fëmijët, mësimdhënësit poashtu edhe vendi, me negociata do të vijmë deri në zgjidhje reale për pagat e mësimdhënësve

Qëndrimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit është se rritje e pagave të mësimdhënësve duhet të ketë dhe se përmes negociatave duhet të përcaktohet mënyra më e mirë që ajo të zgjidhet. Njëkohësisht, treguam se me ndërprerjen e punës në veprimtari të ndjeshme siç është arsimi, humbin të gjithë fëmijët, mësimdhënësit poashtu edhe vendi. Ndërsa këto janë humbje të pakompensueshme. Greva nuk duhet të jetë hapi i parë i betejës sindikale, nuk mund të filloni negociatat me kushtëzime të atilla. Këtë e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë pjesëmarrje së tij në emisionin Programi 200 në Televizionin Alsat-M.

Nëse do të mendonim se pagat nuk duhet të rriten, do të kundërshtoheshim që nga takimet e para me SASHK-un dhe do t’i ndërpritnim negociatat. Mirëpo këtë nuk e bëmë. Në çdo takim kemi theksuar se duhet të shihet çdo mundësi e mirë për t’i rritur pagat. Por gjatë dy viteve të kaluara kemi pasur krizë shëndetësore, dhe të gjithë e dimë se si funksionoi sistemi arsimor. Edhe sindikata edhe unë e dimë se kemi luftuar për ekzistencë, vetëm për të mbrojtur shëndetin tonë, theksoi Shaqiri.

Ministri shpegoi se janë duke u bërë analiza buxhetore me qëllim që sa më pare t’iu përgjigjemi kërekesave të SASHK-ut dhe se sa do të mund të përmbushet dhe cili është modeli më i përshtatshëm.

Më gëzon fakti që është rritur paga minimale. Këtë e përshëndeti edhe opozita. Më gëzon fakti që paga mesatare po rritet. Këto janë udhërrëfyes pozitivë të zhvillimit ekonomik. MEegjithatë ne do të arrijmë sukses kur këto dy udhërëfyes, paga minimale dhe mesatare, do të mund të harmonizohen me pagat në arsim, theksoi ministri.

Që të mund të kuptoj edhe opinioni, por edhe opozita, me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, të gjithë që marrin nën pagën minimale duhet të barazohen me pagën minimale. Së dyti, pas miratimit të pagës minimale, në afat prej 6 muajve, duhet të harmonizohen të gjitha pagat. Ne këtë e bëjmë më shpejt, diskutojmë dhe shohim çdo mundësi. Prandaj,u shpreh Shaqiri, se kemi mirëkuptim dhe që nga kërkesa e parë sindikale e kemi marrë seriozisht zgjidhjen e sfidës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles