13 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Shaqiri: Greva nuk shkon në favor të procesit arsimor dhe nxënësve

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri për AIM tha se greva nuk shkon asnjëherë në favor të procesit arsimor dhe nxënësve që janë dhe duhet të mbeten fokusi dhe prioriteti ynë. Deri më tani, të gjitha sfidat me SASHK-un i kemi zgjidhur së bashku, në tavolinë dhe përmes dialogut konstruktiv. Kështu do të jetë edhe këtë herë.

“Edhe pse ka kushte krize, shëndetësore, ushtarake dhe ekonomike, ne debatojmë me Sindikatën për të gjetur një zgjidhje nga e cila nuk do të ketë palë të pakënaqur. Besoj se do të ndodhë së shpejti, pas së cilës do ta informojmë opinionin”, tha Shaqiri.

Në prag të grevës së paralajmëruar nga SASHK, Shaqiri thotë se pagat në arsim në tre vitet e fundit janë rritur për 21 për qind, në shumën absolute për 4.000 denarë për mësues me 10 vite stazh, dhe thekson se mësuesit janë hallka më e rëndësishme në procesin arsimor.

Shaqiri thotë se MASH në vazhdimësi punon në rritjen e motivimit të mësuesve dhe përmirësimin e kushteve për punë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles